Speed dhe kokainë mund të çojne deri në rraskapitje fizike dhe shpirtërore. Ato mund të ndikojnë dhe në një varësi të rëndë shpirtërore. Kjo do të thotë që dëshiron sërish përdorimin e drogës. Nga përdorimi i shpeshtë njeriu ka nevojë për më shumë speed dhe kokainë që të ndjejë të njëjtin efekt. Kjo quhet tolerancë ose përshtatje.
Në një afat të shkurtër
- Duke bërë përpjekje pa u lodhur, pa ndjerë uri ose etje, mund të rraskapitet trupi.
- Speed dhe kokainë të japin një ndjenjë vetëbesimi më të lartë e si rrjedhojë mund të rrezikosh më shumë (si psh. në trafik ose të bësh dashuri pa asnjë mbrojtje).
- Speed dhe kokainë janë tepër të dëmshme gjatë shtatëzanisë si për nënën dhe për fëmijën e palindur.
- Ndarja e injeksioneve, pipave për të thithur mund të çojë deri në infeksionin e HIV dhe hepatitis B dhe C.
- Një dozë shumë e lartë mund të shkaktojë probleme me zemrën te cilat mund të jenë fatale.
Në një afat të gjatë
- Nga përdorimi i shpeshtë mund të kesh rraskapitje serioze.
- Mund të dëmtohet qarkullimi I gjakut dhe është shumë e rëndë për zemrën.
- Mund të bëhesh depresiv, kapriçoz, pranojak dhe agresiv.