Voor alle vragen over drank,
drugs, pillen, gamen en gokken

Home » Drugs ABC in your language » Albanees » Kanabis » Legjislacioni

Legjislacioni

Kanabis është drogë ilegale. Ai që ka kanabis ose e përdor mund të ndëshkohet, sikurse minorenët apo dhe të rriturit.

Kanabis është gjithmonë i ndaluar për minorenët

Përsa i përket minorenëve (nen moshën -18) Ligji është i qartë: transportimi, prodhimi, pronësia, përdorimi dhe shitja e kanabisit është gjithmonë e ndaluar. Kur një minoren/e kapet me drogë, policia bën një proçesverbal dhe ja dërgon prokurorisë. Edhe prindërit lajmërohen.

Të rriturit: ‘Prioritet më i ulët përndjekjeje’

Edhe për të rriturit është transportimi, prodhimi, pronësia, përdorimi dhe shitja e kanabisit gjithmonë e ndaluar sikurse dhe e drogave të tjera ilegale e ndaluar. Në rast pronësie të kanabis për përdorim vetjak mund të jetë me të vërtetë prioriteti më i ulët për përndjekje. Konkretisht nëse ke për përdorim vetjak ose pronësi të një sasie maksimale deri në tre gram kanabis ose kultivimin e një bimë femërore kanabisi- nuk përndiqesh gjithmonë. Kanabisi të sekuestrohet gjithmonë.

Kur bëhet fjalë për prishje të rendit publik (përdorim afër një shkolle, parku ose transporti publik) ose rrethana rënduese (përdorim me minorenët, dealen (shperndarje), do të bëhet një përndjekje.

Në qytete të caktuara, komuna ose festivale të caktuara mund të kërkosh një kompromis të menjëhershëm. Kjo do të thotë që do paguash gjobën aty ku gjendesh. Edhe në rast se ke një sasi më të vogël në xhep.

Pa kanabis në trafik

INë trafik janë të gjitha përdorimet e drogës të ndaluara. Kontrollohet me testet e pështymës për përdorimin e kanabisit në trafik.