Voor alle vragen over drank,
drugs, pillen, gamen en gokken

Çdo ilaç ka efekte anësore. Pra, preferohet që mos të përdoren ilaçet e gjumit ose hapat qetësuese pa këshilluar mjekun. Lexoni gjithmonë me vëmendje udhëzuesin e përdorimit. Në qoftë se përdorimi juaj është i tepërt ose i shpeshtë, ju mund të krijoni një varësi

Në afat të shkurtër
  • Përdorimi i hapave të gjumit dhe i qetësuesve mund të shkaktojnë një gjëndje gjumi, e cila shton rrezikun e një aksidenti.
  • Ju mund të ndiheni keq dhe të ndjeni ankth që ka të bëjë me përdorimin e ilaçeve.
  • Një përdorim i tepruar e ilaçeve të gjumit dhe të qetësuesve mund të jetë shumë e rrezikshme.
  • Gjithmonë është e rrezikshme të kombinoni përdorimin e ilaçeve të gjumit dhe hapat qetësuese me alkoolin.
Në afat të gjatë
  • Ju mund te vuani nga dhimbja e kokës, te ndjeheni të përgjumshëm ose të keni një ndjenjë boshllëku, apo një ulje të libidos.
  • Ju harroni gjithnjë e më shumë gjërat dhe e keni të vështirë ta kontrolloni stresin.

Është e rrezikshme të blini ilaçe në internet ose në rrugë. Ju nuk e dini kurrë me siguri atë që ato përmbajnë. Blini gjithmonë ilaçet në farmaci.

Varësi

Mbas 6 deri në 8 javë të përdormimit të rregullt, mund të shfaqet një varësi nga benzodiazepanët. Ta ndaloni pastaj marrjen e tyre bëhet e vështirë.

  • Trupi juaj është mësuar me benzodiazepanët. Ju duhet pastaj ti përdorni ato gjithmonë e më shumë për të pasur të njëjtat efekte.
  • Mendërisht, mësohesh shumë shpejt me hapat e gjumit dhe qetësuesët. Kur pijmë për një kohë të gjatë një ilaç, mendojmë që nuk mund ta lëmë më. E përdorim gjithmonë e më shumë.
Detox

Nuk është e lehtë t’i ndaloni hapat e gjumit dhe hapat qetësuese. Ankesa të ndryshme/simptoma shkëputjeje lidhen shpesh me ndërprerjen e menjëhershme të benzodiazepinëve. Ndërprerja e çdo trajtimi mjeksor duhet të bëhet nën mbikqyrjen e mjekut.

Informacione relative në lidhje me ilaçet e gjumit dhe hapat qetësuese