Voor alle vragen over drank,
drugs, pillen, gamen en gokken

Home » Drugs ABC in your language » Albanees » Alkool » Legjislacioni

Legjislacioni

Dehja

Në Belgjikë mund të ndëshkohesh në rast se je i dehur në një vend publik.

Trafiku

Në rast se ke më shumë se 0,5 promil alkool në gjak dhe nis ( një makinë, motorçikletë ose biçikletë) thyen ligjin. Policia mund të kontrollojë nëse nëse ke pirë më tepër se duhet. Në një rast të tillë të jepet një gjobë dhe duhet që gjatë tre orëve të mos nisësh gjë.

Në rast se nga testi vihet re që ke më shumë se 0,8 promil në gjak atëherë do të të jepet një ndëshkim më i rëndë. Gjoba me lekë do jetë më e lartë, gjatë 6 orëve të mos nisësh gjë dhe përkohësisht mund të të merret patenta e shoferit.

Për shoferët në profesion (drejtues të kamionave, autobuzave, taksive, ambulancave, …) ligji është edhe më i rreptë. Ata duhet t’i përmbahen një limiti të alkoolit të 0,2 promil.

Të rinjtë

Është e ndaluar të serviret alkooli, të shitet apo t’i ofrohet të rinjve që janë nën moshën 16 vjeç. Birra dhe vera lejohen që nga mosha 16 vjeç. Pijet e forta sikurse uiski, rumi, vodka, … lejohen pas moshës 18 vjeç.