Alkooli ka një efekt qetësues. Nëse pi pak alkool, bëhesh më aktiv dhe guxon më shumë. Nëse pi më shumë do bëhesh më pak i vëmendshëm. Reagon dhe më ngadalë.
I varur nga sasia që pini
Pas një sasie të madhe alkooli ulet aftësia e reagimit. Ti nuk dëgjon dhe sheh mirë. Në të njëjtën kohë ke më shumë besim në vetvete e për këtë arsye guxon dhe më shumë. Këtu krijohen situata të rrezikshme si për shembull në trafik.
Kur pi më shumë alkool ke më pak kontroll mbi lëvizjen. Calon dhe të flasësh bëhet e vështirë. Kështu harron dhe se cfarë është thënë dhe ka ndodhur. Ditën e nesërme mund të kesh dhimbje koke dhe mund të kesh neveritje.
Një dozë e madhe alkooli mund të ndikojë në frymëmarrje dhe ngadalësimin e rrahjeve të zemrës ose të pushojë fare. Kjo gjë mund të sjellë komën ose vdekjen.
Ndryshon nga personi në person
E njëjta sasi alkooli ndikon ndryshe te njëri person e ndryshe te një tjeter. Kjo ka lidhje me peshën, stresin dhe lodhjen. Gjithashtu dhe shpejtësia e të pirit luan një rol, sikurse dhe gjinia. Te rinjtë, të moshuarit dhe gratë nuk e përballojne mirë alkoolin.