“Cannabis” i referohet bimës sikurse dhe produkteve që e kanë origjinën nga kjo bimë. Këto produkte janë marihuana dhe hashashi. Përdoruesit më të shumtë pinë kanabis dhe joint.
Marihuana
Marihuana (weed) janë gjethet e thara dhe të grira të bimës femërore. Ngjyra është e gjelbër dhe ka një erë të ëmbël.
Hashashi
Hashashi (shit ose hasjiesj) bëhet nga pjesa e sipërme e luleve të bimës femërore. Hashashi i ngjet nje kubi buljoni. Nga hashashi mund të bëhet dhe vaj hashashi, por tek ne nuk para përdoret shpesh.
Përdorimi i kanabisit
- Kanabis tymoset më shpesh. Bashkë me fletët e duhanit të një cigareje të dredhur quhet joint. Por kanabis pihet dhe me llullë, llullë me ujë ose me avull (vaporiser).
- Kanabis mund të hahet ose te pihet. Kanabis përdoret ndonjeherë dhe i përpunuar në kek ose pihet si çaj.
Efektet e kanabisit varen nga përdorimi. Të tymosësh kanabis jep efektin më të shpejtë. Në rast se njeriu ha kanabis atëherë zgjat më shumë për të dhënë një efekt.