Voor alle vragen over drank,
drugs, pillen, gamen en gokken

Home » Drugs ABC in your language » Albanees » Alkool » Rreziqet

Rreziqet

Alkooli sjell reziqe të një afati të shkurtër apo të gjatë. Në rast se pini alkool për një kohë të gjatë, mund të vareni prej tij.

Në një afat të shkurtër

Kush pi alkool mund të ndjehet ditën e nesërme i lodhur, ka neveritje dhe etje. Në rast se pini shumë mund të ndodhë që më pas të mos kujtosh asgjë (black out).

Alkooli mund të të rrisë dëshirën për të bërë dashuri, por ul performancën seksuale.

Të pini alkool gjatë shtatëzanisë nuk është kurrë një ide e mirë. Kjo mund të dëmtojë fëmijën që akoma nuk ka lindur. Edhe në rast se jep gji është mirë që të mos pini.

Kush është i dehur nuk i merr parasysh rreziqet. Në trafik por edhe në punë e në kohën e lirë mund të bëhet shkak për aksidente, vendime të gabuara, …

Alkooli mund të shkaktojë dhunë dhe të çon deri në përleshje, por për shembull edhe deri në dhunë ndërmjet partnerëve.

Në një afat të gjatë

Abuzimi me alkoolin dëmton të gjithë trupin. Ndër të tjera janë dëmtimet e mëlçisë, pankreasit dhe të trurit.

Abuzimi me alkoolin mund të shkaktojë forma të ndryshme kancerit. Mund të shkaktojë çrregullime të kujtesës dhe të sistemit nervor.Shumë alkool është i dëmshëm për zemrën. Ndikon në rritjen e tensionit të gjakut e si rrjedhojë rritet dhe mundësia për një infarkt. Mund të ndikojë dhe në rritjen e kolesterolit të dëmshëm.
Nga alkooli shton njeriu në peshë. Nga ana tjeter pijet alkoolike nuk përmbajnë përbërës ushqyes. Në këtë mënyrë krijohen mungesa. Ai që pi shumë mund të ketë ulje në peshë, të bëhet i kequshqyer dhe të lodhet.

Megjithese shumë njerëz kanë ndjenjën që alkooli i ndihmon për të fjetur më lehtë, është në fakt një ilaç gjumi shumë i keq. Pas pirjes së alkoolit nuk bën gjumë të thellë. Ndjenja që të zë gjumi lehtë largohet tepër shpejt. Rreziku ekziston që njeriu të pijë më shumë në mënyrë që ta zërë gjumi.

Varësia

Gjatë abuzimit me alkoolin ndodhin varësitë fizike dhe shpirtërore:
Varësia fizike do të thotë që trupi yt ka përsëri nevojë për më shumë alkool që të ndjejë të njëjtin efekt. Ai që pi dhe papritmas ndalet, ndjehet i sëmurë.
Varësia shpirtërore do të thotë që njeriu ka ndjenjën që nuk funksionon më pa alkool.

Ndalimi

Alkooli është edhe fizik. Pas një periudhe që ke pirë shumë alkool, mund të ndalet ose shoqërohet me dridhje, djersitje, nervozim, paqetësi, ankth, vjellje dhe pagjumësi. Kështu mund të krijohen situata të rrezikshme për jetën sikurse sulmet epileptike. Prandaj rehabilitimi duhet të bëhet sipas udhëzimeve të doktorit.

Kur të kalojë varësia fizike, mund të ndikojë nxitja për alkoolin për momente të vështira. Këto simptoma psiqike të ndalimit ulen dalëngadalë por mund të zgjasin shumë muaj. Ndihma profesionale mund të të ndihmojë që t’i kalosh këto.