Voor alle vragen over drank,
drugs, pillen, gamen en gokken

Home » Drugs ABC in your language » Albanees » Speed dhe kokainë » Të kufizosh rreziqet?

Të kufizosh rreziqet?

Drogat gjithmonë përmbajnë rreziqe. Kjo gjë vlen për të gjitha drogat edhe për speed dhe kokainë. Kush nuk do të rrezikojë është e mira të mos e përdorë fare. Zgjedh që ta përdorësh mundohu atëherë të kufizosh rreziqet.

Përpara

  • Përdoreni vetëm tek tuk dhe për ndonjë rast të veçantë.
  • Mos e përdorni në rast se je shtatzënë ose do të bëhesh.
  • Të kini disa periudha që nuk e përdorni.
  • Kujdesuni që të mos keni shumë të holla në xhep.

Gjatë

  • Përdoreni vetëm në momentet kur ndjeheni mirë nga ana fizike dhe shpirtërore.
  • Mos e përdorni nëse jeni vetëm. Nëse diçka nuk ecën mirë, nuk është askush të të ndihmojë.
  • Freskohuni. Kushtojini vëmendje freskimit të trupit. Në këtë mënyrë nuk keni nxehje të tepërt. Në rast të · nxehjes së tepërt rrezikoni që t’ju bjerë goditje e rrezikshme.
  • Pini mjaftueshëm që të parandaloni dehidratimin. Të paktën një gjysëm litër ujë, pije freskuese ose pije sportive në orë. Mos pini alkoohol, kafe ose pije energjike.
  • Për siguri përdorni për çdo pjesë shumë pak. Nuk e dini kurrë se sa i pastër është pluhuri ose hapi. Edhe tek një dealer i rregullt mund të ndryshojë cilësia.
  • Mos e kombinoni kurrë me droga të tjera ilegale, alkohool ose ilaçe. Kjo sjell dhe rreziqe të tjera. Drogat mund të rrisin ose të zvogëlojnë efektet e njëra-tjetrës dhe mund të japin efekte të papritura. Mund të humbisni vetëdijen ose të keni rrahje të shpeshta të zemrës.
  • Mos përdorni të njëjtat materiale (injeksione, pipa dhe shiringa). Kjo mund të çojë deri në infeksionin e HIV dhe hepatitis B dhe C.
  • Mos shkoni në trafik në rast përdorimi.

Më pas

  • Speed dhe kokainë prekin rezervat e trupit. Hani dhe pushoni pas përdorimit që të rekuperohesh.
  • Speed dhe kokainë thyejnë rezistencën dhe vitaminat. Merrni vitamina dhe ushqehuni mirë me gjëra të shëndetshme.
  • Rezistojini nxitjes që ta përdorni sërish. Nëse ndjeheni i rraskapitur pas përdorimit apo poshtë joshja është e madhe për ta përdorur sërish që të ndjeheni sërish mirë. Kjo është ide e keqe! Në këtë mënyrë futeni në një rreth vicioz. Jepi vetes mundësinë që të rekuperoheni.

Informacion mbi speed dhe kokainë